(1926-2006)
Biografia
Gjatë viteve 1932-33 në Konstancë të Rumanisë Gjergji botoi gazetën patriotike "Kosova". Në vitin 1940 Dionis Bubani, së bashku me familje u kthye në Shqipëri, vendlindjen e babait të tij. Pas katër vitesh që u kthyen në Shqipër, regjimi komunist e burgosi Gjergj Bubanin, andaj Dionisi i ri u desh të kujdeset për vete dhe familjen. Ai punoj në një puntori biçikletash, shiti cigare rrugëve e nëpër kafene, por punoj edhe si kartelist, madje edhe si daktilograf në Ministrinë e Jashtme. Mëqe ishte djali i publicistit, ai filloi të merret edhe me shkrime. Në fillim punimet e veta i botoi në "Letrari i ri", dhe "Rinia", ndërsa në vitin 1946 filloi të bashkëpunon me revistën humoristike "Hosteni", redaktor i së cilës u bë më vonë.
Dinos Bubani në Tiranë studioi filologji. Gjatë punës së tij krijuese Dionis Bubani u muar me publicistikë, satirë, humor dhe letërsi për fëmijë e për të rritur, përkthime dhe me shkrimin e komedive. Për punën e tij krijuese dhe për përkthime ai u shpërblye disa herë. Ai njohu për së afërmi shumë rilindas e njerëz të shquar të kulturës sonë: Çajupin, Asdrenin, Kutelin, Poradecin, Luarasin, Kadarenë, Agollin, Godon, Grillon, Nikolla-n, Greblleshin, Man-in e shumë të tjerë, për të cilët edhe ka shkruar një vepër. Është interesant të përmendet se Dionis Bubani ka përkthyer edhe "Poemën" e Lasgush Poradecit nga rumanishtja në shqip, të cilën Poradeci e shkroi gjatë kohës kur po jepte provimin pranues në Akademin e arteve te bukura në Bukuresht. Dionis Bubani vdiq në Tiranë me 10 shkurt 2006.