Liri E Zezë

Një vend ku s’ka drejtësi, ka kaos e marrëzi,
ku dita bëhet natë dhe nata ditë, sa hap e mbyll sot, prej trishtimit të përditshëm,
ku nuk ka asgjë të mirë fort dhe mirëqenia është me pikatore të dhimbjes së veshit,
ka liri të zezë.

Po dhe kur njeriu ikën nga atdheu i vet, në kërkim si fëmija për një fat më të mirë,
Në udhëkryq do të gjendet, në rrugë të mëdha në qytete të mëdha, në rrugica, e para kokës ngrihet gradaçela me xhama blu deri në qiell,
e dukesh kaq i vogël në ata xhama ku shëmbellen madhështi, po xhamat dhe ndërtesat ëmbëlsira nuk janë, ata nuk hahen, e prapë edhe në vend të huaj,
kthehet liri e zezë.

- poezi nga Dionis Xhafa


Nuk ka akoma asnjë votë