A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Është Një Vend Që Unë E Dua

Është një vend që unë e dua, pi kafen qetë,
lexoj gazetën dhe një cigare pi në freski,
njerëzia loz përreth,
kafeja pihet, fjalë të shumta ka,
e shtëllunga cigaresh si re lart ngrihen,
në atë vend ka edhe fëmijë,
që me prindërit vijnë lodrojnë,
gëzojnë e lumturohen krejt pa masë,
po sa vend i bukur është,
ftohtësi e mrekullueshme,
si i bekuar nga perëndia.

Dhe në orën e pushimit,
pasi jam lodhur dhe sfilitur,
unë shfletoj në atë vend,
plot libra, lexoj në heshtje, Gi Dë Mopasan,
erë deti thith, tjetër herë kam Kamynë,
filozofi ndjej thellë,
e çmenduri ka me Niçen në dorën time,
ka dhe raste kur në dorë kam Kafkën,
një botë të tërë me humus filozofik,
e dehshëm pi e regëtin shpirt im,
larg nga njerëzit vërtetë jam,
rrethuar në botën time,
në vendin që kaq shumë e dua.

- poem written by Dionis Xhafa


Not Yet Rated






Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019