>
LETERSISHQIP

Dashuri Në Kapitalizëm

Dashuria në kapitalizëm është një foshnjë e vdekur, e cila nuk rritet por lind me kyçe dhe me dhembje në kokë,
për shkak se në kohën e pasigurisë dhe të dallimeve të mëdha ekonomike ndërmjet njerëzve, ndodh që dashuria të jetë vetëm para e verdhë,
e kështu ndjenja zhytet dhe kujtimet humbin, një zemër e varfër dhe e ngratë nuk ka se ç’të japë përveçse të zhytet në atë errësirë të përnatshme,
kujtimet e dy duarve të mbajë me vete, dy duar, një e pasur dhe një e varfër që ecin bashkë në bulevardin e madh, që njëherë u bënë bashkë, por u ndanë se kapitalizmi është i pafre dhe për ndjesi jo nuk pyet.

Kapitalizmi e vret dashurinë, mik e shok dhe copëton në mijëra pjesë shpirt e çdo emocion që zien furishëm në skutat më të thella,
e lotët për shkak të dashurisë së pamundur në kapitalizëm janë të mëdha, sa të një oqeani të madh ku ka ujë plot sa shumë lumenj dhe ujëvara,
kujtimet treten, si kocka e kafka që shpërbëhen ngadalë në ferrin dantesk, në skutat e errëta, në rrethin e fundit të kapitalizmit të pafre, shuhet një dashuri,
dy duar, një e pasur dhe një e varfër u bashkuan me zemra dhe u ndanë nga paraja e verdhë, se kapitalizmi more shokë, e vret dashurinë. E kohë më të keqe se kjo, për dashurinë e sinqertë dhe me zemër të bardhë, jo nuk ka! Kapitalizmi, ujku ndjesor, krimi i madh i shpirtrave që dashuruan dhe trupat nuk i patën, mëkati madhor sa një ulërimë qiellore.