Më mbaj mend (për 1 muaj)

Hyrja është kryer me sukses!


Tema: Poezi Për Atdheun

Atdheu Im

Atdheu im, një vend i kalbur, njerëz të varfër dhe të papunë, një rrugëtim nga Australia në Antraktidë,
popull i mjerë me dhe të nxirë, o Trojë e shuar nga Zotat e Olimpit, o lot i madh që hap varre pa fund, një jetë e krisur,
nëpër bjeshkë të Tropojës dhe në luge të jugut, ndër vena të Shkodrës dhe në Durrës në port, një në kërkim e një në liri,
një në burg dhe një në qeli, njëri vrasës, një hajdut, një popull i mjerë, ik Enea dhe vetëm ik në brigje të Barit edhe të Napolit, kupto lirinë dhe jeto në arrati. Ik, Enea ik.

- poezi nga Dionis Xhafa


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4 / Votuan:  6


Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet