>
LETERSISHQIP

Pëllumbi Dhe Shigjetat

Një pëllumb shtrihet, vrarë nga shigjetat që lëshohen në drejtim të tij,
gjak rrjedh, në krahët e tija që janë përkulur, në koopertinë të botës së ndytë,
edhe ecën pëllumbi nën sytë e përgjakur, e përkulet, lodhet, këputet në atë udhë,
sytë e turbullt shohin mortjen, dheun e tokës së marrë përditë, lodhu, këputu.

Zogu është vrarë dhe bota e sheh me sytë e zgurdulluar, bardhësinë e shkërrmoqur,
padrejtësia dhe mashtrimi në tokë të globit, politikë që flet në gjuhë të gënjeshtërt,
e Andriç, serb nga Ballkani ynë i dashur, morë shokë thotë: “ta dinte e vërteta sa pak jeton, do kishim vrarë
veten”. Ne, bij të këtij globi, të helmuar dhe kafshuar, endemi si fantazma, kurrë ëndrrat tona pa plotësuar, në gënjeshtrën e zezë e monotone.
U dërgua nga:Dionis Xhafa