Kumarxhiu

Kumarxhiu hedh valle dhe feston me para të fituara pa djersë,
ah botë e kotë, njerëz të ulët që përkulin kurrizin për copë buke,
ja si fitohet paraja, një ding, plot, hahah qesh djallëzisht ai, i dehur.

E vetëm fiton e qesh, derisa gazi nis e shuhet ngadalë,
si një qiri që fillon dhe pikon pjesën e vet,
e nis bëhet si fëmija, si vogëlushët kërkon ndihmë, mes katër rrugësh,
zhytur në borxhe, braktisur në trotuar, me shishe vodke.

E sheh njerëzia, e tregon me gisht, e shihni atë: “Është kumarxhiu”.

- poezi nga Dionis Xhafa


- Poezia u dërgua nga Dionis Xhafa -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  3 / Votuan:  1