>
LETERSISHQIP

Do Ta Kujtoj Migjenin

E ku mund te krahasosh ti, poeti i rinisë së përjetshme, pena jote e mprehtë,
që njësh bëhej me problemet e popullit të ngratë e të merdhihun tërë kohës,
e një populli dhe kombi që në çdo kohë vuan sa një mal me lot,
e një atdheu që Lulin e ka përditë në derën e vet të shkelmueme.


Qysh i vogël e kam dashur poetin e madh Migjenin,
atë që dëftonte realitetin më përtej asaj që mund të shikohet,
universal dhe kuptimplotë, i drejtë e gjigand në domethënie,
që si qiri shëndrrit, flakëron e na tregon se në ç’errësirë gjendemi. Eh, Migjeni.

DËRGOI: