>
BIOSHQIP
Biografia
Pas emrit Dj Suat fshihet një djalosh i ri dhe shum i talentuar nga Shkupi. Emri i tij i vërtetë është Suat, kariera e tij muzikore startoi gjatë viteve 2005/06 ku në fillim ai u paraqit si Dj duke krijuar remiks për këngët dhe hitet e atëhershme të estradës tonë dhe më gjërë. Remiksat e tij patën një sukses të paparë deri atëher, parulla e tij tash më tepër e famshme ”remix by djsuat” ndëgjoheshte çdokund ku kishte shqiptar. Vetëm duke krijuar remiks Suati fitoi popularitet tepër të madh, gjë që nuk ndodhte as me këngëtarë apo pjestarë tjerë të estradës.

Pas këtij hovi të madh që Suati bëri me remiksat, ai u ballafaqua me disa keqkuptime dhe kanosje nga produksionet muzikore vendase dhe të huaja, me ç’ka ai u detyrua që të mos bëj më remiks pa leje nga autori i këngës përkatëse. Mirëpo ai nuk u ndal këtu, në vitin 2007 ai inçizoi dhe promovoi këngën e tij të parë të titulluar ”Kush po hyp n’bin” me text dhe muzikë nga vet ai , në bashkëpunim me Mc Shkupin. Edhe këtu Suati pati një sukses të madh duke u paraqitur si hip hop artist. Pas kësaj ai filloi të komponoj këngë dhe beats për hip hop artista të ndryshëm shqiptar dhe në fund të vitit 2008 në Shkup ai hapi studion e tij profesionale muzikore të quajtur ”DS RECORDS” që e ka kuptimin Dj Suat Records. Këtu karijera e tij e arriti kulminacionin e saj duke treguar kualitet dhe aftësi të papara në lëmin e muzikës moderne. Ai korri sukses të madh dhe populariteti i tij mes të rinjëve shqipëtar u dyfyshua duke u paraqitur si producent i muzikës.

Dj Suat është i njohur edhe për një ngjarje tepër interesante dhe të rëndësishme për karijerën e tij. Bëhet fjalë për remiksin e tij ”Gimme That” të cilin ai e kishte krijuar në vitin 2007 dhe i njejti remiks një vit më pas u kopijua apo u ”vjedh” nga këngëtari i njohur bulgar i quajtur Azis. Duke kopijuar nga remiksi i Dj Suatit Azisi lançoi video klipin e tij të titulluar ”Dai mi Led”. Pas kësaj, Suati reagoi ashpër nëpër disa revista shqiptare.

Më datë 18 Tetor 2011, 4US publikon videoklipin "Sonte", në bashkëpunim me Dj Suat.
DËRGOI: