Biografia
Paralelisht atë kohë ka punuar dhe në montazh me intervistat e “Disco-Lancio”, ka ideuar dhe transmetuar për disa vite emisionin “Surprise”, si dhe ka punuar për shumë jingla, sigla të radios dhe emisioneve të saj. Gjatë viteve të punës në TAR ka qenë i ftuar si Dj në clubet më në zë në Shqipëri, por edhe jashtë saj. Ndërkohë dhe në “Summer Dance” çdo verë në TAR miksonte live përzgjedhjet e tij muzikore të premteve pasdite. Aktualisht në TAR, mbulon teknikisht si dhe përzgjedh muzikën në “Wake Up” si dhe mbulon pjesen teknike e artistike të emisionit “Ndryshe” me Salsano Rrapin dhe Adi Pojana.
Perzgjedhjen e tij muzikore së bashku me prezantimin dhe informacionet shoqëruese e dëgjoni në radhën e tij në “Selected by” të dielën në orën 20:00-22:00. Dj Vini është dhe autor i një dokumentari realizuar për fillimet e Top Albania Radios, të cilin e gjeni në kanalin e Top Albania Radios në YouTube.