Domeniku, emri i vërtetë i të cilit është Dominique Mbarga Ambah është me origjinë nga Afrika që është vetëquajtur “shqiptari me ngjyrë”. Ai është bloger dhe ka vizituar Kosovën. Adhuron ushqimet tradicionale, veçanërisht pitet. Ka mundur të takojë dy vëllezërit e njohur Mozzik e Getinjo, ndërsa nga këngëtaret shqiptare shpreh dëshirën për të takuar Taynën.
Kastit të Big Brother VIP Kosova 2 i është bashkëngjitur si banor Dominique. Në klipin e tij prezantues ai ka kënduar këngë rapsodike shqiptare, për çfarë edhe pati bërë bujë në mediat gjithandej. Ai shprehet se vajzat i thonë “Po ti fliske shqip më mirë se çunat shqiptarë”.