Don't Listen To Your Neighbors (Mos i dëgjoni fqinjët tuaj) është një trio jazz nga Kosova. Grupi u bashkua në vitin 2015 dhe anëtarët e tij janë: Adhurim Grezda (vokal), Dalvin Mamusha (violinë) dhe Endrit Xerxa (kitarë). Ky është albumi i parë i trios dhe është regjistruar live. Ky album ka 7 këngë. Të gjitha këngët janë këngë popullore shqiptare nga treva të ndryshme të folklorit shqiptar. Shijojeni këtë koleksion me këngë të bukura shqipe që festojnë jetën, miqësinë dhe dashurinë.