Më mbaj mend (për 1 muaj)

Don Xhoni
  • Emri i Vërtetë:
  • Xhonatan Isufi
  • Vendlindja:
  • Çikatovë E Re, Drenas 
  • Mosha:
  • 21 Vjeç
  • Ditëlindja:
  • 8 Prill 2000
  • Shenja e Horoskopit:
  • ♈ Dashi
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.6 / Votuan:  1939
Këndon kryesisht: hip-hop

Don Xhoni është këngëtar dhe autor këngësh shumë i njohur. I lindur ne Çikatovë E Re, Drenas, Xhonatan Isufi apo i njohur si Don Xhoni, mori famë pas “freestyle-t” në emisionin e Meriton Mjekiqit, duke i bërë atij një vend në industrinë e muzikës. Me të publikuar videon në rrjetet sociale, interpretimi i tij filloi të shpërndahet me të madhe dhe rap-artisti deri më tani ka kaluar shifrën e 120 mijë ndjekësve në rrjetin social Instagram. I cilësuar si fenomeni i karantinës gjatë vitit të kaluar, reperi Don Xhoni, po vazhdon të jetë akoma në qendër të vëmendjes dhe ndër emrat më të zëshëm në estradë. Ndonëse ka qenë mjaft aktiv më projekte të reja muzikore, këto të fundit shpesh herë janë bërë edhe virale në rrjete sociale. Nëse nuk e keni kontrolluar në YouTube apo Instagram, me siguri “freestyle-in” e famshëm të Don Xhonit mund ta keni parë në instastory-in e një prej miqve të tu. Pavarësisht se u pëlqye nga i gjithë publiku, reperi i ri mori edhe mbështetjen e emrave të njohur si Mozzik, Getinjo, Lyrical Son, LLuni dhe shumë të tjerë, të cilët e suportuan në rrjetet sociale. Djaloshi nga qyteti i Drenasit për një kohë të shkurtër fitoj një popullaritet të jashtëzakonshëm duke u shndërruar ndër më të pëlqyerit e momentit. Sot ai i dedikohet totalisht muzikës dhe nuk është mësuar ende me këtë famë, madje tregon se nuk di as si ta menaxhojë. Kur iu kërkua të zgjidhte mes Taynës, Melindës dhe Rinës, fillimisht Don Xhoni hezitoi dhe pyeti: "A mund t’i zgjedh të treja?". Por më pas ai u shpreh se preferenca e tij është Tayna. Talenti i ri i muzikës rap, ka premtuar se do të punojnë shumë që të aktivizohet në vazhdimësi dhe të sjell projekte të reja.

Më datë 5 Tetor 2018, Don Xhoni publikon videoklipin "Jena Me Ekip". Teksti u shkrua nga vetë Don Xhoni.

Më datë 25 Qershor 2019, Don Xhoni publikon videoklipin "Ajo Don". Teksti i këngës u shkrua nga Don Xhoni. Produksioni audio u realizua nga K-Master.

Më datë 14 Qershor 2020, Don Xhoni publikon videoklipin "Tjera Llafe". Teksti i këngës u shkrua nga Don Xhoni. Produksioni audio u realizua nga RZON.

Më datë 8 Korrik 2020, Don Xhoni publikon videoklipin "Baby". Teksti i këngës u shkrua nga Don Xhoni. Produksioni audio u realizua nga RZON.

Më datë 29 Korrik 2020, Enca & Don Xhoni publikojnë videoklipin "Break Down". Videoklipi u prodhua nga MAX Production, ndërsa produksioni audio u realizua nga Mixey.

Më datë 19 Shtator 2020, Don Xhoni publikon videoklipin "Cash Cash". Teksti i këngës u shkrua nga Don Xhoni. Produksioni audio u realizua nga RZON.

Më datë 4 Tetor 2020, Don Xhoni publikon videoklipin "Alles Gute Criminale". Teksti i këngës u shkrua nga Don Xhoni. Produksioni audio u realizua nga Cricket.

Më datë 8 Dhjetor 2020, Don Xhoni publikon videoklipin "Kokaina". Muzika e këngës u punua nga RZON & Don Xhoni, ndërsa teksti u shkrua nga Don Xhoni. Produksioni audio u realizua nga RZON.

Më datë 8 Prill 2021, Don Xhoni publikon videoklipin "Maffia". Teksti i këngës u shkrua nga Don Xhoni, ndërsa orkestrimi u punua nga RZON, Torch & Pllum. Videoklipi u prodhua nga Sekuencë, ndërsa produksioni audio u realizua nga RZON.

Më datë 15 Maj 2021, Don Xhoni publikon videoklipin "Un Foli I Fundit". Teksti i këngës u shkrua nga Don Xhoni. Produksioni audio u realizua nga Çelik Lipa.

Më datë 8 Korrik 2021, Don Xhoni publikon videoklipin "Deri Kur". Teksti i këngës u shkrua nga Don Xhoni. Produksioni audio u realizua nga Çelik Lipa.

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Komente

130

Instagrami

Zyrtar

Kanali

Youtube

Shto profile

të tjera


Komente 130