Më mbaj mend (për 1 muaj)

Donika Nuhiu

Donika Nuhiu
  • Vendlindja:
  • Preshevë 
  • Mosha:
  • 22 Vjeç
  • Ditëlindja:
  • 18 Korrik 1999
  • Shenja e Horoskopit:
  • ♋ Gaforrja
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.9 / Votuan:  80
Këndon kryesisht: për fëmijë/junior

Donika Nuhiu është këngëtare e njohur. Donika Nuhiu është këngëtare shqipëtar nga Lugina e Preshevës. Donika është njëra ndër të parat këngëtare nga Presheva e cila bëri bujë në rajon, duke qenë emri më i njohur te të gjithë fëmijët shqiptarë.

Këngët e saj si "Ti je dritë" e "Ejani këndojmë" kanë qenë këngët më të sukseshme të saj, të cilët kryesonin shumë top-lista. Suksesin e saj më të madhë e arriti në Maqedoni, duke qenë pjesë e emisioneve të ndryshme të organizuara për fëmijë në Shkup e qytete tjera.

Donika është e influencuar nga këngëtaret si Rihanna, Beyoncé, Jessie J e Adele dhe shprehë se stili i saj muzikor është i përzier duke qenë i ndikuar nga këto këngëtare.

Edhe pse tani e rritur, këngët e saja ende dëgjohen nga të gjithë fëmijët anë e mbanë trojeve shqiptare. Duke lënë kështu pas këndimin për fëmijë, Donika tani vijon mësimet për blues dhe soul, ku premton të sjellë diçka të re në tregun shqiptarë.

Donika ka marrë pjesë festivale si talent shows në Kosovë dhe Shqipëri. Kënga e saj e parë “Rrebele” u bë publike në televizionin Alsat M në Shkup të Maqedonisë. Ndërsa kënga e saj e dytë, e njohur si “Ti je dritë” ishte kënga më e suksesshme e Donikës, është publikuar në Gusht 2010 dhe u shpall “Kënga më e mirë” e Preshevës për vitin 2010 përmes festivalit “Gëzimi Ynë”. Përveç kësaj kënge, ajo publikoi edhe këngën “Ejani Këndojmë, e cila u bë shumë e njohur në trevat shqiptare, sidomos në Maqedoni.
Në fillim të vitit 2012, Donika publikoi këngën “Romeo dhe Zhuljeta” në verzionin shqip dhe u tregua si një këngëtare me një vokal shumë të mirë.
Një muaj më vonë, kënga “Romeo dhe Zhuljeta” u dëgjua edhe nga vende të ndryshme të botës, duke lënë përshtypje shumë të mira. Një ndër ta, është edhe një producente bullgare, e cila e ftoi Donikën të përfaqësonte talentin shqiptarë në një festival ndërkombëtarë në mes 30 shteteve evropiane, i cili këtë vit mbahet në Valeta të Maltës prej 25 deri 30 prill. Donika, aktualisht është duke u përgaditur për këtë eveniment, mirëpo deri më tani, ajo nuk ka mbështetje institucionale dhe donatorë privat, pasi që në këtë festival duhet shkuar vetëm katër persona.

Në vitin 2013, Donika Nuhiu merr pjesë në X Factor Albania 3.

Më datë 14 Mars 2020, Donika publikon videoklipin "Dritat". Muzika e këngës u punua nga Donika Nuhiu. Produksioni audio u realizua nga DorantBeats.

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Punuan Biografinë:  zajminafan  

Komente

14

Pjesëmarrëse në

X Factor Albania

Instagrami

Zyrtar

Kanali

Youtube

Shto profile

të tjera


Komente 14