Donis Lleshi Poezi
Donis Lleshi

I Dënuar Në Errësirë

Kur një lot derdhet nga syri i një të pafajshmi
E prezenca jote asgjë nuk mund të ndryshojë
Vec rri e shpreson një mrekulli për së largëti
Se dikush tjetër e jo ti mund ta ndihmojë

Kur dikush qan në errësirën e natës
E ti nuk je aty për ta bërë atë të qeshë sado pak
Është sikur ke prekur zonat më të thella të injorancës
E kjo s’po ndodh afër teje, më saktë po ndodh shume larg

Kur dikush ka nevojë për dorën tënde
E largësia nuk të lë të bësh atë që të thotë zemra
Rrotullohen njëmijë e njëqind gjëra në mëndje
E gjithë këto shuhen para syve sikur ëndërra

- Poezi nga Donis Lleshi


- U dërgua nga Donis -


{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0