Donis Lleshi Poezi
Donis Lleshi

Me Mire Vetem

S’më ka mbetur asgjë në këtë vend
Prandaj po largohem me valixhe bosh nëpër duar
Uroj që largimi im të mos shqetësoj askënd
Dhe ju lutem, mos ecni duke më kërkuar

Po shkoj diku ku inati dhe interesi nuk shiten nëpër tregje
Atje ku dashurinë nuk ke nevoje që ta blesh
Shpresoj që ky vend të mos jetë tharë apo përmbytur nga ndonjë e keqe
E Parjsën time uroj kurrë të mos e gjesh

Kur të kthehem ndonjë ditë i plakur
Ose ndoshta edhe më keq akoma
Me injorancën tënde helmuese kujtimet mos rri duke i spërkatur
Që çasteve të bukura mos tu ikë aroma

- Poezi nga Donis Lleshi


- U dërgua nga Donis -


{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0