Donis Lleshi Poezi
Donis Lleshi

Botë E Jona

Merre ne mundsh me e marre
Ate cope shpirti qe nga stuhia pak ka mbet
U ngrohe mjaftueshem kur shpirti im kishte zjarre
E kur u ngrohe, me hodhe te shuhesha ne det

Merre në mundsh ta mbash
Peshën e rëndë të fajit duke parë qiellin në agoni
Kohën se vret dot e cdo gabim nuk ke kohë ta qash
Vec rri e numëron castet e humbura ni nga ni

Merre, gjithmonë nëse mundesh
Botën e pamatë me gjithcka që i përket
E kur të mendosh se fitove dhe asgjë nuk humbe
Vjen një hije e zezë që për herë të fundit të thërret

- Poezi nga Donis Lleshi


- U dërgua nga Donis -


{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0