TEKSTESHQIP
Biografia
Në vitin 2020 ajo nxori këngën "Ti Je Frymarrja", e cila shkoi shumë mirë. Mamaja e saj, Sebahate Misimi po ashtu ka kënduar në shkollë dhe ajo i mësonte Donjetës këngë per fëmijë dhe vjersha. Donjeta ka thënë se muzika për të është gjithçka, por pikërisht atëherë kur ajo kishte gëzim për këngën, i ndodh një gjë shum e keqe. Donjeta humb njeriun më të shtrejntë në këtë jetë, nënën e saj. Gjendja e saj emocionale u përkëqsua shumë dhe nuk ishte në gjëndje të këndojë. Ka provuar një mik i saj të bënte një bashkëpunim, por ajo nuk këndonte dot, kështu që Donjeta pushoi për një farë kohe.

Pas 2-3 vitesh, Donjeta rikthehet prapë me këngë të reja. Ajo është edhe kompozitore dhe shkruan për dashurinë, dhembshurinë etj. Ëndrra e saj që në fëmijëri ka qënë të bëhet këngëtare, ka ëndëruar që një ditë të ketë këngë te saja. Donjeta Misimi ka luftuar shumë në jetë dhe për ata që e njohin eshte njeri shumë i dashur. Ajo ka rrefyer se shumë njerez nuk ja kuptojnë botën e saj muzikore. Asaj i pëlqen të këndojë mē shumë këngët romantike, këngë dashurie etj. Donjeta nuk merret me Hip=Hop, por shkruan edhe tekste Hip=Hop sipas kërkesës.

Më 21 Gusht 2024, Donjeta mbushi 25 vjeç. Ajo tha se ditëlindja e saj nuk ishte njësoj, sepse nuk kishte afër njeriun më të shtrejntë për të, nënën e saj Sebahaten. Ajo tha se gjithmonë e festonin ditëlindjen bashkë.

Aktualisht është single dhe nuk ka askënd në jetën e saj, si pasojë e gjendjes së saj emocionale aktuale. Donjeta ka qënë në një lidhje dashurie më parë, dhe kënga "Ti Je Frymarrja" i dedikohet personit në fjalë. Lidhja zgjati por, Donjetës nuk i pëlqen të flasë për jetën e saj private dhe jeton në Gostivar (Maqedoni).