Dopamin
Unë Jam
Unë Jam
Muzika e këngës u kompozua në bashkëpunim nga Atris Agora & Olsi Gjondedaj, ndërsa tekstin e kreu Sajdi Sulejmani.
Teksti :: Song Lyrics
Jam gjallë e frymë unë marr, jam gjallë e mendoj,
mendoj pra jam, filozof’t e thanë,
e dinë nga vij, por fundin nuk tregojnë,
ç’ka pashë, ç’ka shoh, janë iluzion.
Marr frymë e bëj një hap, frika po më shtang,
them lamtumirë, kokën e kthej pas,
më vjen të qaj, unë vij nga poshtë,
sot jam me fat, do shkoj sa më lart.
Jo nuk e harroj, jo nuk mundem më,
le ta dinë nga vij, le ta dinë kush jam.
Jo nuk e mohoj, jo nuk mundem më,
le ta dinë nga vij, le ta dinë kush jam.
Si hija në shpellë, që pyetje vetëm sjell,
miku më i mirë nuk do t’jet një mur,
duhet që të dal, drita është përballë,
shkallët janë aty, nuk ka më zinxhirë.
Hero si në përrallë, mbaj unë kët maskë,
jo nuk e besoj, nuk besoj ç’më thanë,
duhet të shikoj, do t’shkoj matanë,
jeta bëri lojë dhe unë do jem lojtar.

- Publikimi: 23/10/2022
- Ora: 12:00
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Këngëtar:
- Muzika:
- Teksti: Sajdi Sulejmani
Komente 0