TEKSTESHQIP

Dorina
Edhe Nje Nate...
Lyrics

Ka kohë që ndjej se malli më thërret.
E shkuara diku po me pret,
për të më thënë se flaka shteroi.
Në këtë qytet e panjohura më pushtoi.
Pa menduar ndoqa rrjedhën e turmës,
pa kuptuar ndoqa rrjedhën e zhurmës.
Po shkojmë diku pa destinacion,
nuk beoj se mund të kthehem më vonë.
A është kjo toka ime?
A është kjo jeta ime?
Shpesh e më shpesh nuk di përse ende mendoj.
Shpësh e me shpësh nuk di përse ende jetoj.
Këtu fjalët nuk kanë më lavdi,
ndjenjat nuk kanë më magji.
As humbja, as fitorja nuk kanë më shije,
çdo gjë mbeti pluhur e hi,e lënë në hije.

DËRGOI: