Biografia
Në Tetor 2024, Drenusha i është bashkuar formatit të “BBVK”. Ajo u shpreh se është shumë e lumtur që po rikthehet në publik pas shumë vitesh. Para hyrjes në shtëpi, ajo ishte shumë e komentuar si për dhunë në familje ashtu edhe për rifillimin e jetës nga e para. Ajo ka thënë se pengu i saj i vetëm me hyrjen në shtëpinë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova 3, janë dy fëmijët e saj që i ka lënë jashtë. Latifi tha se ende nuk e ka marrë kujdestarinë e tyre teksa shtoi se uron që nëpëmjet këtij spektakli të gjej mirëkuptim me ish-partnerin e saj.
“Pengu im më i madh janë fëmijët që i kam lënë jashtë, por janë në duar të sigurta. Përveç fëmijëve nuk kam brenga të tjera, por shumë gjëra tjera sillen rreth tyre pasi ende nuk e kam marrë kujdestarinë e tyre. Uroj që nëpërmjet Big Brother VIP Kosovsa 3 të gjej mirëkuptim me ish-partnerin me të cilin kam kaluar një pjesë të jetës”, tha Drenusha.
Ajo është një person që gjithmonë ka përballuar sfidat me kurajo dhe forcë, dhe e dimë që po bën të njëjtën gjë edhe tani në shtëpinë e ‘Big Brother’, edhe pse nuk kemi mundësi të dimë detajet e asaj që po kalon. Jemi të bindur se po përballet me çdo situatë me maturi dhe me zemër të hapur.