TEKSTESHQIP
Drita Qokaj - Atdhe Do Të Thotë
Drita Qokaj
Atdhe Do Të Thotë

Ky krijim muzikor u lansua tek publiku i kompletuar me profesionalizëm me videoklip muzikor, produksionin e të cilit e krijoi Studio Oroshi. Videoklipi u publikua me datë 25 Janar 2024. Melodia dhe okestracioni u shkruajt nga Studio Spejto, teksa autore e tekstit është Irma Kurti.
Teksti :: Song Lyrics
Atdhe Do Të Thotë…
Atdhe do të thotë dashuri
që nga gjumi i thellë më zgjon.
Unë jam dhe mbetem bija e tij
sikur në fund të botës të shkoj.

1.
Kur udhëtoj unë drejt vendit tim
e nesërmja më duket shumë larg,
orët nuk di pse më ngjajnë muaj,
boshllëku rritet, kthehet në mall.
Dëgjoj të afërm të më thërrasin,
me ta - hallet i ndajmë shpesh,
nëpër net ai zë i lehtë dridhet
dhe si jehonë brenda vetes e ndjej.
Refreni:
Atdhe do të thotë dashuri
që nga gjumi i thellë më zgjon.
Unë jam dhe mbetem bija e tij
sikur në fund të botës të shkoj.

2.
Kur udhëtoj unë për në Atdhe
e nesërmja më duket shumë larg,
orët nuk di pse më ngjajnë muaj,
boshllëku rritet, kthehet në mall.
Sa herë që flas në gjuhën shqipe
dhe kapërcej pragun e shtëpisë,
unë qaj dhe qesh, jam vetja ime,
papritur kthehem në fëmijë.

Refreni:

Atdhe do të thotë dashuri
që nga gjumi i thellë më zgjon.
Unë jam dhe mbetem bija e tij
sikur në fund të botës të shkoj.

VIDEOKLIPE

Komente 0