TEKSTESHQIP
Drita Qokaj - Përqafimi
Drita Qokaj
Përqafimi

Komponimi dhe okestracioni është përshtatur nga Stduio Spejto, teksa autore e tekstit është Irma Kurti. Siç është bërë traditë në showbiz, ky projekt muzikor paraqitet para shikuesve i plotësuar artistikisht me videoklip, për video produksionin e të cilit është kujdesur Studio Oroshi. Kjo premierë erdhi në platformat online më 8 Tetor 2024 dhe direkt pas publikimit u prit në tërësi mirë.
Teksti :: Song Lyrics
Sa kohë kam e shtrenjta Nënë
që s’të përqafoj,
në oborrin e shtëpisë
pemët derdhin lot.
Stinët ndërrohen një nga një
dhe sjellin acar,
malli ndizet thellë në shpirt
e kthehet në zjarr.

II.
Udhët zgjaten pambarim
valët bëhen dallgë,
ëndërroj të vij tek ti
ta shuaj këtë mall.

Zëri yt më zgjon o Nënë
natën, në errësirë
dua të kaloj kufijtë
për një përqafim.

Strofa e dytë:
Sa kohë kam e shtrenjta Nënë
që s’të përqafoj,
në oborrin e shtëpisë
pemët derdhin lot.
Stinët ndërrohen një nga një
dhe sjellin acar,
malli ndizet thellë në shpirt
e kthehet në zjarr.

II.
Do t’i shkel unë ato rrugë
me hap të ngadaltë,
do të takoj të njohur plot
me kujtimet të flas.
Por në krahët e tu moj Nënë
do gjej lumturinë,
botën do ta mbaj në duar,
si dikur fëmijë.

DËRGOI:

VIDEOKLIPE

Komente 0