TEKSTESHQIP
Drita Qokaj - Në Gjuhën Amtare
Drita Qokaj
Në Gjuhën Amtare

Vija melodike dhe orkestrimi u mor përsipër nga Studio Spejto, teksa këngën e punoi Irma Kurti. Pasi u plotësua me të gjithë komponentët, ky produkt prezantohet tek shikuesit i përpunuar bukur me një videoklip muzikor, i cili u përgatit nën drejtimin e Studio Oroshi. Kjo premierë është transmetuar më 23 Shtator 2024 dhe menjëherë kënga u pëlqye.
Teksti :: Song Lyrics
Kur mbrëmja ulet dalëngadalë
trupin lodhja ma pushton,
më ndodh gjithmonë në gjuhën time
ca fjalë padashur tw shqiptoj.

Në atë çast jo s’e kuptoj
se po flas në gjuhën time,
fjalët nga shpirti më burojnë
si një rrëke në mes shkëmbinjve.

II.
Kur natën endem në shtigjet e ëndrrave
një dritë kërkoj në errësirë,
nuk thërras: “Ndihmë” në gjuhë të huaj,
por në gjuhën e Nënës, në shqip.

Refreni:
Kjo është gjuha shqipe, gjuhë e dashurisë,
kujtime zgjon, lot dhe mall,
e bukur, e ëmbël si muzikë,
një botë me emocion më fal.

VIDEOKLIPE

Komente 0