Drita Veliu Memeti, e lindur dhe e rritur në Gjermani, ku dhe jeton me 3 fëmijët e saj dhe bashkshortin. Ka shum pasion të trashegojë gjuhën, kulturën dhe traditat tona shqiptare. Përveç shkollës gjermane, ajo vizitoi në vitet '80 - '90, shkollën shqipe në Gjermani, ku dhe praktikoi këndim dhe vallzim. Drita Veliu Memeti rrjedh nga një familje fisnike dhe tradicionale kërçovare. Në vitet '80 - '90, prindërit e saj dhe shumë mërgimtarë të tjerë, të shtyrë nga dashuria për atdheun, u munduan dhe u angazhuan pa përtuar për hapjen e parë të shkollave shqipe në Gjermani, që fëmijët e mërgimtarëve mos të harrojnë gjuhën, kulturën dhe traditat tona. Ishte misioni i tyre në atë kohë dhe e realizuan me shumë sukses. Këngen shqipe e do qysh në fëmijri, por për shkak të obligimeve familjare e la anash, derisa pas një kohë të gjatë, realizoi disa këngë, të cilat u priten me shumë pozitivitet nga publiku.