TEKSTESHQIP
Biografia
Mesimet fillore i ka kryer ne fshatin e lindjes. Ne vitin 1981 shpërngulet ne Peshkopi, ku dhe ka nisur fillimet e para me muziken, duke u aktivizuar ne shtepine e pionerit "Tahsim Shehu", per kater vite ne orkestrinen e çiftelise me prof.Ramadan Sadiku e Qani Mandri. Me pas, ne vitin e dyte ne gjimnaz, ka filluar kitaren, qe e shoqeron dhe sot e kesaj dite. Pas viteve '90-ta u largua nga Shqiperia ne emigrim, si ne Greqi e Itali dhe marredheniet me muziken disi shkeputen, derisa u kthye ne vitin 1998 ne Peshkopi, ku u aktivizua me grupin e Shtepise se Kultures. Me pas, ne vitin 2002 perseri shperngulet, per te shkuar ne Tirane bashke me familjen, pra me nenen bashkeshorten dhe dy djemte. Ne Tirane ndryshuan shume gjera, fillim i ri, pak njohje por shume shanse per te punuar e krijuar. Kenget e para i publikon ne albumin e pare "N'daç me naze". Me vone albumin e dyte, te titulluar "Ura e takimit", i gjithi i punuar te mjeshtri Alban Fortuna. Me pas bashkepunon me kengetaret; Mond Cibukun "Kenge per Mahmut Dac Kalisin", po ashtu me artisten tone dibrane, Vera Laçi, me kengen "Cuca vesh fustan jeshile", dy kenge te punuara ne Shkup "Deri ne mengjes" dhe "Rruga e kurbetit", e shume kenge te tjera. Pas nje shkeputje te vogel, vendos te krijoje diçka tjeter, kenge per vendlindjen -DIBREN- punuar nga poeti i madh dibran Naim Plaku dhe kompozitori dibran, Edmond Zhulali, me "kryeveprat": "Fluturo shqipja mbi Korab" dhe "Krah per krah Dibra e Kosova".

DËRGOI: