TEKSTESHQIP
Biografia
Dritani ka lindur në Tiranë më 1983. Ai është stërnip i familjes Frashëri, nga dega e Mehmet Frashërit vëllait të vogël të tre Vëllezërve Rilindas Naim, Sami, Abdyl Frashëri - it, nga ana e gjyshes së tij Nahide Frashëri -t, Shkodra. Arsimin parashkollor e ka kryer në Kopështin "Nënë Tereza". Shkollën fillore e ka kryer në Shkollën 8 vjeçare "Mihal Grameno", Tiranë. Nga fundi i vitit 1991 emigrojnë familjarisht në Greqi, Athinë, ku vazhdon arsimimin në Shkollën “Neon Liosion" me rezultat "Poli Kala", shumë mirë. Me 1994 vendosin të rikthehen familjarisht në Tiranë, ku vazhdon shkollimin në Shkollën 8 Vjeçare"Mihal Grameno", mesatare të lartë, mbi 9. Arsimin e mesëm e ka kryer në Shkollën e Mesme të Gjuhëve të Huaja "Asim Vokshi" në Tiranë, mesatare të lartë, mbi 9, dega Gjermanisht, Deutsches Sprachdiplom. Jeton në Itali prej vitit 2003. Studimet Universitare i ka kryer në “Università degli Studi di Parma”, Beni Artistici Teatrali Cinematografici e dei Nuovi Media, Curriculum Medievale. Tesi di Laurea Architettura Medievale in Albania, Sec. VIII - XIII. Voto 80/110. Krahas studimeve universitare, i është dashur të punojë për përballimin e shpenzimeve. Masterin e ka kryer në: “Università degli Studi di Milano, Facoltà di Studi Umanistici, Dottore Magistrale in Storia e Critica dell'Arte, Tesi di Laurea: Aspetti della storia della fotografia in Albania, da Marubbi ai giorni nostri (1856-2014).

Dritani ka organizuar dhe marrë pjesë në ekspozita artistike, vetjake dhe kolektive në Itali dhe Shqipëri. Në ekspozitën e tij të parë personale të mbajtur në Romë, 2011, me anë të një linguazhi artistik të "kodifikuar", përmes simbolikës metaforës, alegorisë; vizualisht me një stil me nota metafizike, simbolike, gjeometrike, dhe të minimalizmit, ka trajtuar raportin midis rendit dhe kaosit, nga ku dhe titulli i ekspozitës, "Ordine e Caos". Në hulumtimet e tij artistike denoncon veset e njeriut si shkaqet madhore të çdo të keqeje në shoqëri. Dëshira dhe motivimi për të shkruar dhe shprehur në vargje, ka qenë më 2014, ku shtysa e parë ishte denoncimi i përhapjes së veseve dhe korrupsionit në shoqëri e më gjërë - ku nga pakënaqësia e përgjithshme, si "notë proteste" filloi të shkruante në mënyrë sporadike, vargje satirike, si p.sh. tekstin e një kënge në gjuhën italiane, të pa publikuar. Prej vitesh, i është dedikuar më shumë shkrimit në poezi, në gjuhën shqipe. Deri më tani nuk ka publikuar ndonjë libër, vëllim me poezi. Disa nga poezitë e tij publikohen në gazeta dhe portale lajmesh online, si në: Gazeta Destinacioni dhe Oculus News. Në stilistikën e krijimtarisë së tij letrare, poetike, satirike, vërehet përdorimi i fjalëve të urta, proverbave popullore. Aspekti i moralit, mesazh edukativ. Satira dhe sarkazma si mjet për këndellje e ndërgjegjësim.
Komente 0
KOHËSHTRIRJA
▸ {{ evt.subtypes.replace(/\|/g,'  ▸ ') }}
{{ evt.descrip }}
📆  {{ evt.fancy_date }}