Tema: Poezi Për Trishtim
Elegji Për Qenin
Më dhimsesh qen i vogël!S'pate fat,
Të ktheheshe në oborrin e shtëpisë...
U shtrive i përgjakur mbi asfalt,
Nga një makinë e egër e pashpirtë.
E ç'deshe ti që dole shpejt e shpejt,
Në mes të rrugës nga një dushk a ferrë?
Njeriu shtyp mikun rrugën kur ia pret,
Dhe jo pastaj një qen qyqar të mjerë!
- Poezi nga Dritero Agolli
- U dërgua nga arsimdiber -
Më shumë nga Dritero Agolli
Komente 5