Tema: Poezi Për Trishtim

Jam Vonuar

Jam vonuar aq shumë e aq shumë,
Jam vonuar si dritë e një ylli të fikur,
Që me shekuj bën udhë
Gjersa tokën ta puthë e sfilitur.

I vonuar do vij, kur hëna në det të ketë ikur
dhe këndesi t’i ketë dhënë fund këngës,
Të vonuar, të rrudhur, të thinjur,
Me habi do më shohësh dhe lotët do fshish
me cepin e mëngës.

- poezi nga Dritero Agolli


- Poezia u dërgua nga Casper -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.8 / Votuan:  77