I lindur në një fshat afër Kërçovës në Cërvic, shkollën fillore e ka kryer në Cërvicë, ndërsa në Zvicër vazhdoi klasën e nëntë. Ka një vëlla më të vogël me emrin Kujtim. Babai quhet Shukri, ndërsa nëna Safije. Babai i tij ështe marrë me muzikë, për ndryshe, muzikën e ka traditë familjare, tradicionalisht janë marrë me këngë burimore dhe folklorike kërçovare, gjithashtu edhe xhaxhai i tij Ibrahimi, është marrë me muzikë. Në kuadër të Shoqërisë kulturo–artistike "Shkëndija", së bashku me bashkëfshatarë të tjerë, kanë organizuar festivale të ndryshme. Rreth viteve të ’80-ta, kanë marrë vendin e parë në Maqedoni dhe gjithashtu prirjen e tyre artistike e kanë shfaqur në dramën "Dërgimi i nuses në krua", me të cilën janë prezantuar në shumë qytete të Maqedonisë. Zakonisht fshati Cërvicë ka patur talentë të ndryshëm si për këndim, vallëzim, por edhe në aspekt të humorit. Mbase kjo ka ndikuar që edhe Duli të merret me muzikë. Në fëmijërinë tij, Duli erdhi në Zvicër dhe filloi pune si te gjithë shqiptaret, por ajo që kishte në gjak ishte muzika. Këndoi në shumë lokale të Zvicrës dhe kënaqi kurbeqaret me muzikën e tij dhe zërin që rrallë këngëtare e kanë. Sot është një yll muzikor dhe shumë i kërkuar neper manifestime dhe dasma si në Evrope ashtu edhe në Amerikë, kurse verës është në gëzimet e dasmave në vendlindje. Rreth këtij personi është shumë për të treguar, për fshatin e vete është duke dhen një kontribut të veçant që do vite organizon një manifestim dhe te ardhurat e manifestimit i dërgon për ndihme invalidëve të fshatit.
DULI, është një këngëtar i cili ka arritur që, në repertorin e tij, me shumë sukses të ndërthurë muzikën folklorike kërçovare me atë argëtuese. Shumicën e këngëve i ka me motiv dashurie, por nuk mungon as ai i atdhedashurisë. Deri më tani ka arritur të nxjerrë në treg rreth 15 albume, që takojnë veshin e mijëra adhuruesve gjithandej ku jetojnë shqiptarë. Është autor i shumë hiteve që janë përkthyer edhe në gjuhët tjera ballkanike. Videoklipet e tij të fundit titullohen " Më mungon" " A ndihesh fajtore" "Fiksimi" dhe "Ata sy"!