TEKSTESHQIP
Biografia
Këngëtari dhe tekstshkruajtësi Edward Christopher "Ed" Sheeran u transferua në Londër në 2008-ën për të vazhduar karrierën e tij në fushën e muzikës. Në fillim të vitit 2011, Sheeran publikoi një album me titull "No. 5 Collaborations Project" i cili tërhoqi vëmendjen e Elton John dhe të Jamie Fox. Pas kësaj ai nënshkroi një kontratë me Asylum Records. Albumi i tij debutues u hodh në treg pak kohë më vonë me pjesë të tij kenget "The A Team" dhe "Lego House" të cilët u çertifikuan pesë herë platin në Britanin e Madhe. Në 2012-ën ai fitoi dy çmime BRIT Awards si artisti mashkull më i mirë në Britani dhe "British Breakthrough". Sheeran filloi të bëhet i njohur dhe në Amerikë në vitin 2012. Ai bashkëpunoi me Taylor Swift në albumin e saj të katërt "Red" dhe shkruajti këngë për grupin One Direction. Në 2013-ën, kënga "The A Team" u kandidua për çmimin kënga e vitit në Grammy, ndërkohë që Sheeran e performoi atë bashkë më Elton John gjatë kësaj ceremonie. Pjesën më të madhe të vitit 2013, ai e shpenzoi duke marrë pjesë në tour-in e këngëtares Taylor Swift në Amerikën Veriore. Sheeran ka bashkëpunuar me Lupe Fiasco në këngën "Old School Love", pjesë e albumit të pestë me titull "Tetsuo & Youth". Gjithashtu ai ka bashkëpunuar me Naughty Boy në këngën "Top Floor". Në 2014-ën u publikua singëlli "I See Fire" i cili është dhe një nga kolonat zanore të filmit "The Hobbit: The Desolation of Smaug". Albumi i tij i fundit "X" pati nje sukses shume te madh sidomos me kengen "Photograph".
Komente 0