>
LETERSISHQIP

Bankat E Shkollës

Kur jam në to, kur jam larg tyre
E mbushur jam me melodi
Me zëra pyjesh në stuhira,
Muzikë flladesh, simfoni...

...Nga ç’pyje vijnë këta drurë
Ku rrinë librat, kurmet tanë
Që si harrojmë, kurrë, kurrë
Në të tjera ndenjëse, divanë...

Që si harrojmë asnjëherë
Kur ngjisim shkallët në lartim
Sepse çdo rrënjë buron nga dherat
Dhe lumë s’ka pa një burim.

Sado të ngjitesh majësive
Për to harresë nuk ka kurrë
Plot me sonata thellësive
Mbushur çdokush nga këta drurë

Edhe në rri kolltukesh, fronesh
Një zog diçka të thotë në vesh
Nga bankat nisesh të flatrohesh
Pafundësive përtej resh.

Më shumë nga Edisnajda Xhihani