Biografia
Fjala është për këngëtaren simpatike Edita Gashi, ku në fakt kështu do të prezantohet me këtë emër në muzikë, por emri i saj i vërtetë është Ditare.
Ajo ka nisur të bashkëpunojë më producentin Andin Randobrava dhe shumë shpejt do të sjellë edhe klipin e këngës me titull ‘Nuk dua’, pasi të prezantohet në xhirimet e fundvitit.
Këngëtarja nga Peja i pëlqen shumë bashkëpunimet ku pse jo në të ardhmen mund të ketë ndonjë duet me artistë të ndryshëm, sidomos do të donte me të madhin Sabri Fejzullahu.
Artistja e re ka një përkrahje shumë të madhe nga familja, ndërsa i pëlqen të këndojë edhe nëpër dasma, por e nis muzikën për të plotësuar një ëndërr të saj të cilën e ka shumë pasion, pavarësisht se ka vite që merren me një tjetër profesion atë të një parukiereje të zonjë.
Miqtë e saj dhe disa nga ata që e kanë dëgjuar dhe e njohin talentin dhe zërin e saj mezi po presin ta dëgjojnë Editën të këndojë ku dhe ne shpresojmë të ketë shumë suksese.