TEKSTESHQIP
Etmond Cibaku - Salltanet Të Jesh Dibran
Etmond Cibaku
Salltanet Të Jesh Dibran

Komponimi dhe okestracioni u përgatit nga Edi Balili, kënga vjen me vargje nga Munir Hoxha & Edi Balili, ndërsa produksioni audio e përshtati Muza Production Academy. Nuk mund të anashkalohej asnjë detaj, ndaj projekti artistik u bë i disponueshëm tashmë si dhuratë para audiencës i plotësuar nga ana vizuale edhe me anë të një videoklipi muzikor, për video produksionin e të cilit është bashkëpunuar me Domi Production. Kjo video premierë erdhi në platformat online më 3 Mars 2025 dhe publiku nuk mbeti i zhgënjyer as kësaj radhe.
Teksti :: Song Lyrics
Çifteli o mikja ime
Dëshirë kam me t'knu nji kang
T'ja kushtoj unë Dibrës time
Salltanet të jesh dibran

Nuk do letër as kalem
Për hesap e llogari
Ky Dibrani plot me mend
K'të e din një Shqiptari (x2)

REF.:
Se dibrani e ka adet
Pyet 100 ban si di vet
Ka plot men e bukur flet
T'jesh dibran, t'jesh dibran është salltanet (x2)

Ngadal k'noj e kurrë nuk ngutem
Që ti them fjalët tamam
I ruj telat që mos t'kputen
Ndryshe unë nuk jam dibran

Nëpër dasma e gëzime
Do të vij e të kendoj
Ta kam borxh vendlindja ime
Sa t'kem frymë e sa të rroj (x2)

REF.:
Se dibrani e ka adet
Pyet 100 ban si di vet
Ka plot men e bukur flet
T'jesh dibran, t'jesh dibran është salltanet (x2)
Komente 0