Aktori Edon Shileku i befasoi të gjithë vitin e kaluar me hyrjen e tij në edicionin e parë të Big Brother VIP Kosova. Edoni, që në shtëpi u përfaqësua me personalitetin e tij artistik, “Victoria Owns”, u eliminua nga shtëpia pas më shumë se një muaji qëndrim. Ai bëri bujë mediatike me kauzën e tij me të cilën hyri në spektakël, për të lobuar për të drejtat e komunitetit LGBTQ+. Vetë Edoni është deklaruar se është biseksual. Ai është në lidhje me një vajzë, Lisa, e cila e ka vizituar edhe sa ishte brenda shtëpisë së Big Brother.
Kjo pasi ai vendosi të hynte si “drag queen”, ku një mbrëmje shfaqej si Edoni dhe mbrëmjen tjetër shfaqej si Victoria Owns. Megjithatë, duket se identiteti i kësaj të fundit ka përfunduar! Kështu së paku ka lënë të kuptohet ai në një intervistë të fundit për emisionin “Prive”, ku ka deklaruar se Victoria Owns i përket tashmë të kaluarës.