TEKSTESHQIP
Edona Reshitaj - Më Shumë Se E Bukur Je
Edona Reshitaj
Më Shumë Se E Bukur Je

Autore e muzikës dhe autore e fjalëve të tekstit është vetë këngëtarja, ndërsa orkestrues të këngës dhe producentët audio janë Visar Kuçi, Tomor Kuçi & Edona Reshitaj. Siç është bërë traditë në showbiz, ky produkt i radhës godet dhe vjen para publikut me vlera artistike me videoklip muzikor, për të cilin është përkujdesur Arton Humolli. Ky spot muzikor është publikuar online me datë 6 Korrik 2022 dhe filloi të dëgjohej duke filluar qysh nga dita e parë.
Teksti :: Song Lyrics
Ti je e bukur, je e mirë
Ti je e fortë, je e lirë
Ti je e ditun, je zojë e randë
Mbaje koken nalt'
Ty nuk të duhet me mundu vetën
Për me tregu sa e bukur je
Ty nuk të duhet me e humb vetën,
për nji botë të re
Ti je një rreze që shëndrit fort
Je një lule me ngjyra plot
Je e ambël, ke plot shije
Rri vetvetja të ka shumë hije
Me xhingla mingla s'hiqet dëshpërimi
S'fshihet zbrastina e shpirtit tand
Maska e bukur s'ta fsheh trishtimin
Sytë e tu tregojnë
Mos beso në çdo gja që sheh
Asgja s'ashtë aq e vërtetë
beso ma shumë në vetën tande
se sa e mirë ti je
Mos beso në çdo gja që sheh
Asgja s'ashtë aq e vërtetë
Çka je strukë? Çka je mshef'?
Hajde çu e kce
Bota ashtë e jotja, ajo ty po t'pret
Ndize dritën edhe shkëlqe
Po t'pret me lanë gjurmë n'histori
Ashtu siç din ti
Ti më shumë se e bukur je
Komente 0