TEKSTESHQIP
Biografia
Eduard Jubani, djaloshi shkodran 16 vjecar i erdhi skenes shqiptare si kengetar (kapi majen e skenes se kenges, sepse ne ate moshe te re kendoi ne Festivalin Kombetar te Kenges ne Radiotelevizion), me nje ze brilant, shperthyes, timbrik... "Fati" i tij ishte, sepse ne ate moshe te rinise se tij, me ate ze shperthyes, nuk mund t'i kendonte dashurise; dashuria ishte "burgosur" dhe "internuar" nga komunistet e kuq, pushtetaret sundues te Shqiperise. Dashurise, se ciles i kendoi Eduardi ne ato vite ishte ajo per fshatin, fushat me grure,... e megjithate, kenget e dala nga zeri i tij u pelqyen dhe vete Eduard Jubani u be nje kengetar qe "rrembeu" shume zemra vajzash. Ishin te shumta vajzat gjimnaziste ne ate kohe qe e simpatizonin ate, jo vetem per zerin dhe kenget e tija, por edhe per pamjen e tij te jashteme. Shpesh here ne ato vite, vajzat, nese donin ta krahasonin ndonje djale qe u pelqente thoshin: "...I ngjan shume Eduard Jubanit.."

Fillimet e Eduard Jubanit si kengetar ne skenen e madhe te muzikes shqiptare, Festivali i Kenges ne RTV dhe me vone aktivitetet e ndryshme artistike. Ishin muajt e fundit te vitit 1975. RTVSH ne ate kohe zhvilloi nje konkurs me kengetaret e rinj dhe u vu si rregull qe, nga ai konkurs do te zgjidheshin edhe kengetaret fitues qe do t'u jepej menjehere e drejta per te kenduar ne Festivalin e Kenges ne RTV. Ne ato vite, djaloshi i ri ne moshe 16 vjecar i ardhur nga qyteti i Shkodres, i imet, u paraqit ne ate konkurs me kengen "Qiell dhe Det", e kenduar me pare kjo kenge nga nje tjeter shkodran, Artisti i Merituar Tonin Tershana. Nese syte nuk do t'i kishim ne televizor, por vetem te degjonim kengen, do thoshim se eshte vete Tonin Tershana qe po e kendon kete kenge. Aq bukur e kendoi Eduardi ate kenge, megjithese edhe vete kenga eshte e bukur. Nga letrat e shumta te derguar nga telespektatore te ndryshem ne drejtim te RTVSH-se per te vleresuar kengetar-in-en me te mire. Eduard Jubani doli fitues ne konkurs dhe iu hap menjehere "porta" per te kenduar ne festival. Ne ate konkurs fitues doli edhe nje kengetar tjeter, qe mund te shkruaj ndonje here tjeter per te; Orhan Zeneli nga Tirana. Vite me vone, kur Eduard Jubani ishte konfirmuar si kengetar i suksesshem dhe i pelqyer, do dilte ne skene me nje tjeter kengetar shkodran te suksesshem ne duet; Bashkim Alibali. Ishte nje dyshe speciale dhe e zgjedhur mjaft bukur. Sikur nje kengetar tjeter te permasave te medha, sic eshte Frederik Ndoci, edhe ky nga qyteti i Shkodres, ta kishin lene te kendonte ne ato vite, do ishte nje treshe speciale, bashkim dhe harmonim zerash.