>
BIOSHQIP
Biografia
Eduard Jubani, djaloshi shkodran 16 vjecar i erdhi skenes shqiptare si kengetar (kapi majen e skenes se kenges, sepse ne ate moshe te re kendoi ne Festivalin Kombetar te Kenges ne Radiotelevizion), me nje ze brilant, shperthyes, timbrik... "Fati" i tij ishte, sepse ne ate moshe te rinise se tij, me ate ze shperthyes, nuk mund t'i kendonte dashurise; dashuria ishte "burgosur" dhe "internuar" nga komunistet e kuq, pushtetaret sundues te Shqiperise. Dashurise, se ciles i kendoi Eduardi ne ato vite ishte ajo per fshatin, fushat me grure,... e megjithate, kenget e dala nga zeri i tij u pelqyen dhe vete Eduard Jubani u be nje kengetar qe "rrembeu" shume zemra vajzash. Ishin te shumta vajzat gjimnaziste ne ate kohe qe e simpatizonin ate, jo vetem per zerin dhe kenget e tija, por edhe per pamjen e tij te jashteme. Shpesh here ne ato vite, vajzat, nese donin ta krahasonin ndonje djale qe u pelqente thoshin: "...I ngjan shume Eduard Jubanit.."

Fillimet e Eduard Jubanit si kengetar ne skenen e madhe te muzikes shqiptare, Festivali i Kenges ne RTV dhe me vone aktivitetet e ndryshme artistike. Ishin muajt e fundit te vitit 1975. RTVSH ne ate kohe zhvilloi nje konkurs me kengetaret e rinj dhe u vu si rregull qe, nga ai konkurs do te zgjidheshin edhe kengetaret fitues qe do t'u jepej menjehere e drejta per te kenduar ne Festivalin e Kenges ne RTV. Ne ato vite, djaloshi i ri ne moshe 16 vjecar i ardhur nga qyteti i Shkodres, i imet, u paraqit ne ate konkurs me kengen "Qiell dhe Det", e kenduar me pare kjo kenge nga nje tjeter shkodran, Artisti i Merituar Tonin Tershana. Nese syte nuk do t'i kishim ne televizor, por vetem te degjonim kengen, do thoshim se eshte vete Tonin Tershana qe po e kendon kete kenge. Aq bukur e kendoi Eduardi ate kenge, megjithese edhe vete kenga eshte e bukur. Nga letrat e shumta te derguar nga telespektatore te ndryshem ne drejtim te RTVSH-se per te vleresuar kengetar-in-en me te mire. Eduard Jubani doli fitues ne konkurs dhe iu hap menjehere "porta" per te kenduar ne festival. Ne ate konkurs fitues doli edhe nje kengetar tjeter, qe mund te shkruaj ndonje here tjeter per te; Orhan Zeneli nga Tirana. Vite me vone, kur Eduard Jubani ishte konfirmuar si kengetar i suksesshem dhe i pelqyer, do dilte ne skene me nje tjeter kengetar shkodran te suksesshem ne duet; Bashkim Alibali. Ishte nje dyshe speciale dhe e zgjedhur mjaft bukur. Sikur nje kengetar tjeter te permasave te medha, sic eshte Frederik Ndoci, edhe ky nga qyteti i Shkodres, ta kishin lene te kendonte ne ato vite, do ishte nje treshe speciale, bashkim dhe harmonim zerash.

Në Dhjetor 1975, Eduart Jubani merr pjesë në Festivali i 14-të në RTSH me këngën "Vëllai I Vogël O Partizan", ne dublim me kengetarin korcar Vaso Qirinxhi dhe kompozuar nga Limoz Dizdari.

Në Dhjetor 1975, Eduart Jubani & Tatiana Buzi marrin pjesë në Festivali i 14-të në RTSH me këngën "Vajza E Uzines Se Re", e dubluarnga dueti Violeta Mashani nga Fieri dhe Orhan Zeneli, kenge kjo e kompozuar nga Llazar Mocka.

Në vitin 1977, Eduard Jubani fiton anketen muzikore me kengen "Udhe dhe Vite", kompozuar nga Fancesk Radi (Francesku ne ate kohe vuante denimin e tij ne Puke): "Gjiten dhe ngjiten udhet ne vite / Lart neper male ne kaltersi / Qielli yn, deti i paster...".

Në Dhjetor 1977, Eduart Jubani merr pjesë në Festivali i 16-të në RTSH me këngën "Ne Te Dy", e kompozuar nga Naim Gjoshi dhe fituese e çmimit te dyte. Kenga u kendua ne dublim nga Rakipe Karaj, te cilen e shoqeroi orkestrina e Kukesit qe ishte e ftuar ne ate ne festival, se bashku me orkestrinen e Gjirokastres.

Në Dhjetor 1978, Eduart Jubani merr pjesë në Festivali i 17-të në RTSH me këngën "Çel Kjo Toke Si Trendafil". Nje tjeter kenge e bukur, e kompozuar nga nje kompozitor i njohur dhe i suksesshem si fitues i çmimeve te dyta Agim krajka, do t'i besohej Eduard Jubanit, me tekst nga Arben Duka dhe e kenduar ne dublim nga Irma Libohova. Perseri Jubani fiton çmimin e dyte me kete kenge.

Në Dhjetor 1979, Eduart Jubani & Elida Shehu marrin pjesë në Festivali i 18-të në RTSH me këngën "N'ato Fusha Plot Me Grure", e kompozuar nga David Tukiqi dhe e dubluar nga Zina Zdrava dhe Agim Duro, shoqeruar nga Grupi "Na bashkoi Kenga Popullore".

Në Dhjetor 1979, Eduart Jubani merr pjesë në Festivali i 18-të në RTSH me këngën "Djemte Tane Shkojne Ushtare". Nje tjeter kompozitor i ri do t'i besonte kengen e tij Jubanit dhe ky ishte kompozitori Ermir Dergjini. Eduardi jo vetem qe e kendoi me mjeshteri, por u be edhe shume e njour ajo kenge: "Doli nena, motra doli / Dhe me gaz ne na percolli / Sa gezim qe u rrit djali..."

Në Dhjetor 1981, Eduart Jubani merr pjesë në Festivali i 20-të në RTSH me këngën "Drini Ne Legjend Te Re", e kompozuar nga Diana Ziu dhe e dubluar nga kengetari Bahri Rustja: "Kjo Legjende e Drinit dallgebardhe / Na ndrin ne sy ne te dy / Vjen ajo nga Fierza drite kudo shperndan / Ngrejme digat porsi mal...".

Në Qershor 1983, vjen nje tjeter duet me Bashkim Alibalin në këngën "Motres sime", e kenduar ne Festivalin e interpretuesve te kenges: "Folezen e vjeter te re e ben cicerimi / Cicerojne zogjte e tu lule gezimi / Megjithese motra u be nene me femije / Zemra per vellezerit hapur gjitnje ri...".

Në Dhjetor 1983, Eduart Jubani & Milika Nerenxi marrin pjesë në Festivali i 22-të në RTSH me këngën "Vëllezërit".

Në Dhjetor 1983, Bashkim Alibali & Eduart Jubani marrin pjesë në Festivali i 22-të në RTSH me këngën "Jam I Yti I Toka Meme".

Në Dhjetor 1984, Eduart Jubani merr pjesë në Festivali i 23-të në RTSH me këngën "Udheve Te Galerive", e dubluar kjo kenge nga Dhimiter Dushi.

Në Dhjetor 1984, Bashkim Alibali & Eduart Jubani marrin pjesë në Festivali i 23-të në RTSH me këngën "Takim Pas Vitesh", kompozuar nga Ferdinand Deda me tekst te Kudret Isait. "Ti me jep adresen tende shok, qe prane te te kem / Ti adresen time shok i dashur, ja ku e ke / Nuk jemi me studente / Kujtimet ndezur perher / I mbajme shoqe dhe shoke, kudo neper atdhe...".

Në Mars 1987, Eduart Jubani merr pjesë në Kur Vjen Pranvera 1987 me këngët "Për Ty" dhe "Adresa E Re".

Në Dhjetor 1989, Eduart Jubani merr pjesë në Festivali i 28-të në RTSH me këngën "Ditët Tona Bardhësi".

Në Dhjetor 1991, Eduart Jubani merr pjesë në Festivali i 30-të në RTSH me këngën "Vajza Dhe Shën Maria".

Në Maj 1992, Eduart Jubani merr pjesë në Këngët E Stinës 1992 me këngën "Kur Ndarja Ishte Nisur".

Në Maj 1992, Eduart Jubani merr pjesë në Këngët E Stinës 1992 me këngën "Paqe".