Ka nisur rrugen e artit qysh ne moshen 5 vjece si aktore e me pas si pianiste, kengetare, balerin, dhe piktore.Si aktore ka luajtur ne teatrin e kukullave tirane me shfaqen Liza ne boten e cudirave, Rolin e Elces ne shfaqen e teatrit "Asema Akademi" dhe rolin autores po ne teatrin e Asema Akademi. Me vone performon si kengetare dhe aktore ne Musicalin "Frozen" Efi ka 3 vjet qe studion kanto dhe ka qene pjesmarrese ne vitin 2017 ne Festivalin mbarekombetar per femije ne Shkoder me kengen "Arkitektja". E vecanta e Efit eshte se rrugen e muzikes pervec pianos, edhe kantos ajo edhe krijon kenget e saja vet. Kenga Barby eshte krijimi i 3 i saj, Ajo ka krijuar edhe 2 kenge te tjera qe nuk i ka publikuar akoma. Efi gjithashtu eshte edhe nje balerin e shkelqyer. Ajo nuk mund ta kuptoj dot kengen pa performuar edhe si balerin. Por Efi eshte edhe nje piktore e vogel shume e talentuar. Ne shtepin e saj ajo ka me dhjetera piktura qe i ka bere vet dhe do ti ekspozoj nje dite. Eshte nxenese e shkelqyer dhe zoteron ne menyre perfekte gjuhen angleze.
Në Shtator 2018, Efi Gjika fiton festivalin Junior Fest 2018 me këngën "Barbie". Me një fabul që rrëfen se të qënurit Barbie nuk nënkupton gjithmonë brishtësi, fituesja e Junior Fest Albania, Efi Gjika ka prezantuar videoklipin e këngës së saj ‘Barbie’ në kompeticionin europian të këngës Junior Eurovision Song Contest. Kënga ‘Barbie’ interpretuar dhe kompozuar nga Efi Gjika me tekst të Kristina Gjikës, nuk ka vonuar të marrë komente pozitive fill pas publikimit të saj. Videoklipi i konceptuar si një film në miniature përcjell artistikisht mesazhin e këngës, një thirrje drejtuar të rriturve për të shkuar përtej pamjes së jashtme e për të mos i parë fëmijet si kukulla që kanë vetëm nevoja por nuk kanë nevojë për komunikim.