Ajo që për shumë ditë diskutohej në media duket se sapo është bërë zyrtare nga vet artistët. Vajza me origjinë nga Berati, Egi Vreko, këto ditë ka firmosur kontratën me grupin B.A.M nga Kosova. Egi ka një potencial dhe po premton shumë në botën e shoubizit. Ajo do të shfaqet shumë shpejt në Kosovë me një super imazh. Egi ka thënë që i ka hyre seriozisht kësaj pune dhe po ndihet shumë mirë, me ambientin e krijuar në Kosovë. Ajo ka një histori dhe historia e saj do të behet këngë, duke qenë se kënga jeton përgjithmonë.