TEKSTESHQIP
Biografia
Ceno ka lindur në Berat më 4 prill 1977. Ajo ka studiuar për aktrim në Akademinë e Arteve të Bukura dhe në Universitetin e Arteve të Folkwang-ut në Esen të Gjermanisë. Ajo ka studiuar për llojin e teatrit të trupit përreth një vit. Pas Gjermanisë, Ceno largohet drejt Italisë ku jetoi 15 vjet.

Për shumë vite, Ceno ka punuar si asistent-regjisore në serialin italian të mirënjohur 100 Vitrinat. Në 2016-, mori pjesë në shfaqjen e humorit M'fal për shprehjen me 20 episode e transmetuar në kanalin "T" në Digitalb, e ideuar nga Vis Pupa, në rolin e bashkëshortes së Pupës. Kjo shfaqje trajtonte dukuri shoqërore të ndryshme me sarkazëm dhe nota humori.

Në vitin 2019, Ceno u bë pjesë e trupës së Portokallisë në rolet e Zimbiles dhe gruas shofere. Bashkë me regjisorin e mirënjohur Altin Bashën dhe aktorë të tjerë, Ceno ka kontribuar në krijimin e kompanisë së parë teatrore private "Oaz" në fillim të viteve 2000. Ceno ka marrë pjesë në sezonin e tretë e show-t televiziv Big Brother VIP Albania, ku dhe u shpall fituese e atij edicioni.

Egla ka luajtur në filma të ndryshëm shqiptarë dhe të huaj: Seks, përrallë dhe celular (2015), No country for fairy tales (2015), Hije (2016), Shtëpia e Agës (2019), 5 herë jo (2023). Ceno ka pasur një rol të vogël në telenovelën "100 vitrinat".

Në teatër, disa nga rolet e saj janë: Ars longa, vita brevis (2001), Dashuri në furgon (2002), Shkër…ta me kapele (2014), Made in Albania (2016), Macbeth (2018), Night (2018–2019), Father Sergius (2018), Udha e qumështit (2019), Zyrtarisht beqare (2019)​, Një madam nga Argjentina (2021).
Komente 0
Kategori