Më mbaj mend (për 1 muaj)

Eglantina Toska
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  115

Eglantina Toska është këngëtare e njohur. Eglantina Toska, një bilbil i këngës së Shqipërisë së mesme, jugut e veriut, një ndër zërat më të bukur të muzikës popullore qytetare shqiptare. Një profesioniste e muzikës popullore e konfirmuar dhe si këngëtare profesioniste nga Ansambli ISUF MYZYRI prej 10 vitesh dhe gjithashtu me titullin Artiste e shquar e qytetit të Elbasanit, ajo ka përfaqësuar muzikën shqiptare në shumë vende Brenda dhe jashtë kufinjëve.

Karriera e saj ka nisur që herët për tu ngjitur më pas në skenë për here të parë në Maratonën Rinore të Elbasanit me pjesëmarrjen e të gjithë gjimnazistëve të qytetit, me këngën "O dhëndërr ku vete kështu".

Në vitin 2002, Eglantina Toska publikon albumin "Bel Holla", ku spikati me këngën "Goca e Nimetit" në bashkëpunim me grupin karakteristik të
burrave të Elbasanit.

Në vitin 2005, Eglantina Toska publikon albumin "Femra Fut Shejtanin Ne Shishe".

Në vitin 2007, Eglantina Toska publikon albumin "Aj, Aj Bukale".

Në vitin 2008, Eglantina Toska merr pjesë në Maratona e Këngës Popullore me këngën "Cu Takum Në Një Rrugë Të Ngushtë".

Në Nëntor 2011, Eglantina Toska merr pjesë në Fest Nota e Artë 2011 me këngën "Ke Para Jo Pasuri". 

Në vitin 2011, Eglantina Toska publikon albumin "Bukurine Ma Dha Mamaja".

Më datë 28 Tetor 2012, Eglantina Toska & Enkel Kasemi publikojnë videoklipin "Pipezat E Reja".

Më datë 11 Janar 2013, Eglantina Toska publikon videoklipin "1000 Lezete".

Më datë 11 Maj 2013, Eglantina Toska publikon videoklipin "Thëllëza". 

Më datë 19 Korrik 2013, Eglantina Toska publikon videoklipin "Bukurinë ma dha mamaja".

Në Mars 2014, Eglantina Toska merr pjesë në Kenga Ime 2014 me këngët "Ti Bon Qejfin Tat,unë Boj Qejfin Tim" dhe "Errësirë E Pyllit".

Më datë 28 Tetor 2015, Eglantina Toska publikon videoklipin "Bab E Nane, Diell E Hane".

Më 24 Dhjetor 2016, Eglantina Toska publikon videoklipin "Doli goca n’penxhere".

Më 22 Qershor 2019, Eglantina Toska publikon videoklipin "Elbasan i bukur".

Më datë 6 Korrik 2019, Eglantina Toska publikon videoklipin "Katjushka & Gajdja".

Më datë 21 Shtator 2019, Eglantina Toska & Rati publikojnë videoklipin "Se Shqiptare S'e Bo Nona". Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.

Më datë 13 Qershor 2020, Eglantina Toska publikon videoklipin "Me Mua Mos Luaj". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Eglantina Toska. Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Komente

1

Instagrami

Zyrtar

Kanali

Youtube

Shto profile

të tjera


Pjesëmarrja Në Festivale:


Komente 1