>
BIOSHQIP
Biografia
Kengetar, Tekstshkrues, Kantautor. Me muzike ka filluar te merret qe nga femijeria, ne moshen 11 vjeqare regjistroi kengen e tij te pare per femije dhe u paraqit ne festivale te kengeve per femije, ku qe ateher u dallua nga profesionistet si nje talent i veqante ne te kenduar.

Ne moshen 15 vjeqare lansoi kengen e tij per te rritur qe quhej “Per shkak tendin”. Mori pjese ne shume aktivitete muzikore ne Prizren, ne festivale dhe evente te rendesishme te qytetit te tij te lindjes Prizrenit.

Ne vitin 2011 u paraqit ne festivalin mbare kombetar Top Fest, realizuar nga Top Channel me kengen "Qaj Dhe Lutem Per Ty", ku u mireprit jashtezakonishte mire nga publiku, dhe kenga e tij u vlersua shume dhe nga profesionistet e fushes muzikore.

Me pas u paraqit perseri ne festivalin e kenges moderne Top Fest, me kengen "La Dolce Vita" ne bashkepunim me Dr.Alban, ku dhe kjo kenge ishte shume e suksesshme dhe kryesonte top listat ne radio dhe televizione, si njera nder kenget me te degjuara te edicionit te 9-te te festivalit Top Fest.

Në vitin 2012, Egzon Pireci spikati me pjesmarrjen ne talent show-un The Voice of Albania 2, ku arriti deri ne gjysmefinale.

Në Maj 2013, Egzon Pireci merr pjesë në Top Fest 10 me këngën "Pse Te Doja".

Në Nëntor 2013, Egzon Pireci & Hekuran Krasniqi marrin pjesë në Kënga Magjike 2013 me këngën "Te Dua Sa Havan".

Më datë 1 Mars 2014, Egzon Pireci publikon videoklipin "Forever", në bashkëpunim me Rozana Radi. Muzika e këngës u punua nga Kushtrim Hajrullahu, teksti u shkrua nga vetë Egzon Pireci. Videoklipi u prodhua nga Max Production. Me këtë këngë, Egzon Pireci merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 13 në vitin 2014.

Më datë 5 Maj 2015, Egzon Pireci publikon videoklipin "Amor Mio".

Më datë 3 Gusht 2015, Egzon Pireci publikon videoklipin "Maraklike". Muzika e këngës u punua nga vetë Egzon Pireci, teksti u shkrua nga vetë Egzon Pireci, ndërsa për orkestrimin u kujdes Hekuran Krasniqi. Videoklipi u prodhua nga Bug Production.

Në Qershor 2015, Egzon Pireci & Majlinda Cikaqi marrin pjesë në Zambaku I Prizrenit 2015 me këngën "Nga Së Largu".

Në Dhjetor 2015, Egzon Pireci merr pjesë në Festivali i 54-të në RTSH me këngën "Triumf".

Në vitin 2016, Egzon Pireci publikon albumin "Këngët Më Të Bukura Popullore".

Më datë 18 Dhjetor 2016, Egzon Pireci publikon videoklipin "Zoti Ta Kthefte".

Më datë 6 Maj 2017, Egzon Pireci publikon videoklipin "Bravo Të Qoftë". Muzika e këngës u punua nga vetë Egzon Pireci, ndërsa për orkestrimin u kujdes Miti Geci, Egzon Pireci. Videoklipi u prodhua nga Bug Production.

Më datë 10 Korrik 2017, Egzon Pireci publikon videoklipin "T'kom Gjithçka". Muzika e këngës u punua nga vetë Egzon Pireci, teksti u shkrua nga vetë Egzon Pireci, ndërsa për orkestrimin u kujdes Kushtrim Hajrullahu.

Më datë 30 Janar 2018, Hekuran Krasniqi publikon videoklipin "Prej Shpirtit", në bashkëpunim me Egzon Pireci.

Më datë 5 Prill 2018, Egzon Pireci publikon videoklipin "Mazamakeq". Muzika e këngës u punua nga Kushtrim Hajrullahu, teksti u shkrua nga vetë Egzon Pireci, ndërsa për orkestrimin u kujdes Kushtrim Hajrullahu.

Më datë 16 Qershor 2018, Hekuran Krasniqi publikon videoklipin "Dosti Jem", në bashkëpunim me Egzon Pireci. Muzika e këngës u punua nga vetë Hekuran Krasniqi, teksti u shkrua nga Egzon Pireci, ndërsa për orkestrimin u kujdes Hekuran Krasniqi.

Në vitin 2019, Egzon Pireci publikon albumin "Egzon Pireci".

Më datë 1 Maj 2020, Egzon Pireci publikon videoklipin "Krejt I Prishe". Teksti i këngës u shkrua nga Ghulo.

Me date 1 maj 2021, Egzon Pireci solli kengen e tij te re me titull “Sa keq pa ty” e realizuar mjaft bukur si nga muzika, teksti, aranzhmani, dhe videoklipi. Kenga “Sa keq pa ty” arriti te klasifikohet si kenge shume e suksesshme ne shume Top Lista muzikore neper te gjitha Radiot dhe Televizionet ne vend, dhe vazhdon te pelqehet nga publiku. Kënga është punuar në të githë komponentet e saj nga Miti Geci. Videoklipi u prodhua nga kompania BUG Production.

Më datë 17 Qershor 2021, Kengetare Te Ndryshem publikojnë videoklipin "Nata E Qefit Ne Prizren". Muzika e këngës u punua nga Hekuran Krasniqi, ndërsa teksti u shkrua nga Ismet Bexheti & Hekuran Krasniqi.

Gjate vitit 2021, Egzon Pireci ka riperpunuar kenget me te fuqishme shqiptare ne nje menyre madheshtore siç di ti kendoje vetem ai, kenge tejet te fuqishme siq jane: "Fjalet e Qiririt", "Jakup Ferri", "Jam Kosova e Shqiptarise", "Rrjedh ne kenge e ligjerime", "Kur pata nje lule te bukur", "Ka nje mot e gjysem viti". Kenge te nivelit te larte, te cilat i solli Egzon Pireci kenduar me shume mjeshtri nga vete kengetari, percjelluar nga nje orkester gjigande e perbere nga muzicientet me te mire shqiptar, realizuar vizualisht nga produksioni i njohur Red Media, kenge te cilat u mirepriten shume mire nga publiku.

Më datë 10 Tetor 2021, Egzon Pireci publikon videoklipin "Malli". Muzika e këngës u punua nga Granit Gashi & Darddy, ndërsa teksti u shkrua nga Egzon Pireci. Videoklipi u prodhua nga kompania BUG Production.

Më datë 4 Nëntor 2022, Mimoza Mustafa & Egzon Pireci publikojnë videoklipin "Zemra Po M'dhem". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Nurteel. Videoklipi u prodhua nga BUG Production, ndërsa produksioni audio u realizua nga Nurteel.

Më datë 5 Mars 2023, Egzon Pireci publikon videoklipin "Rri Me Mu". Muzika e këngës u punua nga Hekuran Krasniqi, teksti u shkrua nga vetë Egzon Pireci, ndërsa për orkestrimin u kujdes Darddy. Videoklipi u prodhua nga kompania BUG Production.

Me daten 17 Shkurt 2023, me ftese nga Radio Televizoni i Kosoves RTK, Egzon Pireci u ftua per te kenduar kengen “Dielli e Hana spo bajne drite” ne gala koncertin madheshtor te organizuar nga Radio Televizioni i Kosoves dhe Komisioni nder-shteteror i Republikes se Kosoves, per nder te 15 vjetorit te pavaresise se Kosoves, dhe 25 vjetorit te Epopese se UÇK-se. Percjellur nga orkestra filharmonike e Republikes se Kosoves, me dirigjent profesor Valton Beqiri. Te pranishem ishin Kryeminister dhe Presidente te shteteve te rajonit dhe krere te larte politike, vendor dhe nderkombetar. Egzon Pireci me paraqitjen e tij ne skene u duartrokit me rrespekt nga publiku i shumte qe ishin te pranishem ne sallen 1 Tetori ne Prishtine, dhe per paraqitjen e mrrekullueshme te tij u duartrokite me entuziazem nga publiku.

Më datë 3 Qershor 2023, Egzon Pireci publikon videoklipin "Ani Ani", kenge shume e veçantë nga kenget qe jemi mesuar ta degjojme artistin. Tekstin e këngës e punuan në bashkëpunim Gani Hajra & ERO (Eroll Osmani). Videoklipi u prodhua nga BUG Production, ndërsa produksioni audio u realizua nga ERO (Eroll Osmani). Kemga eshte mirepritur shume mire nga publiku nga mediat televizive dhe nga portalet e ndryshme, lemga vazhdon te degjohet shume akoma dhe kudo ku performon Egzoni ne pubet dhe klubet ne vend kendohet nga te gjithe.

Egzon Pireci riperpunoi dhe solli ne verzionin rock kengen “Niset trimi per gurbet” nen percjelljen e orkestres se jashtezakonshme te emisionit “Robi plaket kur don vet” ku po pritet shume mire ky riperpunim i Egzonit me nje ze te fuqishem dhe me nje stil te veqante, kete riperpunim dhe te gjitha kenget e Egzon Pireci mund ti degjoni ne Youtube, Spotify, dhe ne te gjitha platformat tjera online.

Më date 5 Nentor 2023, Egzoni sjell për publikun këngën e njohur folklorike “Selman Kadria”, e cila është kenduar nga rapsodet më të mire shqiptarë, Versioni rock dhe unik i Egzonit, u mireprit shumë mirë nga publiku i gjerë. Kënga u riorkestrua nga Duobass, dhe u xhirua nga produksioni Labia.

Më datë 27 Janar 2024, Egzon Pireci publikon videoklipin "E Hupa Veten". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga vetë Egzon Pireci, teksa për arranzhimin u kujdes Ermal Krasniqi. Videoklipi u prodhua nga kompania BUG Production.