Ajo ka lindur në Prishtinë, më 25 Gusht 1986. Studimet i filloi që në moshë të re në shkollën e ulët dhe të mesme të muzikës «Prenkë Jakova», në Prishtinë. Më pastaj i vazhdoi studimet në Degën e Kantos në Akademinë e Arteve në Tiranë, me pedagogen e shquar prof. Nina Mula. Më tej, ajo i vazhdoi studimet në kolegjin e muzikës në Vadstena (Suedi) dhe në konservatorin «Peter Cornelius» në Mainz (Gjermani). Ajo po vazhdon zhvillimin e saj vokal nën përkujdesjen e pedagoges së mirënjohur të solokëndimit prof. Merita Juniku. Karriera e saj muzikore po vazhdon me sukses nëpër koncerte të ndryshme, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri e Maqedoni, si dhe në vende të ndryshme të Evropës.