TEKSTESHQIP
Biografia
Që në moshë fare të vogël babai I saj i cili është kengetar dallon talentin e saj për muzikë. Që e vogël është marrë me aktivitete. Shkollen e mesme të muzikës e vazhdoi në Shkodër në shkollen "Prenkë Jakova" për kanto. Egzona ka marr pjesë në shumë koncerte e festivale si per muzikën klasike ashtu edhe për muziken tradicionale dhe te lehtë. Gjatë viteve qe kaloi ne shkollen e mesme në Shkodër u angazhua në kobcerte të ndryshme ne Teatrin Migjeni poashtu edhe ne Ahengun Shkodran.

Në Vitin 2015 ajo mori pjesë në Festivalin Folklorik Kombëtar në Gjirokastër ku fitoj çmimin "Këngëtarja më e mirë e Festivalit". Ka performuar në: Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni, Kosovë, Greqi, Austri, Gjermani dhe në Amerikë.

Në vitin 2016 mori pjesë në "Fest der Kulturen" në Salzburg të Austrisë ku nderohet me mirënjohje me motivacionin: "Për pjesëmarrje dhe për kontribut te dhëne në ruajtjen dhe kultivimin e kulturës burimore shqipëtare me zërin e saj të shkëlqyer". Ne Amerike ka qene e ftuar katër herë nga Shoqata e Shqipetareve ne New York te performoje për festën e Flamurit, ku Asanblea i New Yorkut, Mark Gjonaj i ndan mirënjohje të veçantë. Ajo gjithashtu ka fituar mirënjohje nga Bashkia e Ulqinit me motivacion: "Për merita të veçanta në interpretimin e muzikës tradicionale. Egzona është Soprano dhe aktualisht studion ne Universitetin e Arteve ne Fakultetin e Muzikes degën e Kantos.

Më datë 14 Shtator 2016, Valdet Luka & Egzona Salaj publikojnë videoklipin "E Vrame Nje Dashuri".

Më datë 11 Qershor 2018, Gëzim Salaj & Egzona Salaj publikojnë videoklipin "Gjysma E Shpirtit". Muzika e këngës u punua nga Vani Rushiti, Vojsava Alia, teksti u shkrua nga Vojsava Alia.