TEKSTESHQIP
Elda Berisha - Do Ikin Vitet
Elda Berisha
Do Ikin Vitet

Teksti :: Song Lyrics
U ndam' papritur ne të dy,
Na ndau nata dhe vetmia,
E më s'të pash' un' dot me sy,
U fsheh në zemër dashuria,
Do të vij ngadal' un' të të gjej,
Atje brenda burgut t'errët,
Dhe dashurin' prap të ta kthej,
T'jemi t'lumtur dhe një her'
Do ikin vitet si pëllumbat,
Do humbasin një nga një,
S'e besoj dot se të humba,
Që afër meje nuk je më,

Refreni:
Por një gabim i madh ndëshkimi,
Dhe mbetëm ne përjet' të ndar',
Mëngjesi vjen me lot trishtimi,
Dhe shpresa ime ësht' e vrar',
Do ikin vitet si pëllumbat,
E do humbasin një nga një,
S'e besoj dot se të humba,
Që afër meje nuk je më,
O s'e besoj dot se të humba,
Që afër meje nuk je më.

I mbyllur në qeli i vetëm je,
Duke kujtuar dashurinë,
Dit' të lumtura larg do të jen',
Dit pa jetë do të vijnë,
Do të vij ngadal' un' të të gjej,
Atje brenda burgut t'errët,
Dhe dashurin' prap të ta kthej,
T'jemi t'lumtur dhe një her'
Do ikin vitet si pëllumbat,
Do humbasin një nga një,
S'e besoj dot se të humba,
Që afër meje nuk je më,

Refreni:
Por një gabim i madh ndëshkimi,
Dhe mbetëm ne përjet' të ndar',
Mëngjesi vjen me lot trishtimi,
Dhe shpresa ime ësht' e vrar',
Do ikin vitet si pëllumbat,
E do humbasin një nga një,
S'e besoj dot se të humba,
Që afër meje nuk je më,
O s'e besoj dot se të humba,
Që afër meje nuk je më.

DËRGOI:
Komente 2