>
BIOSHQIP
Biografia
Ka studiuar në shkollën e mesme të muzikës “Prenk Jakova” në instrumentin e fagotit dhe instrument sekondar saksofon. Pjesëmarrës që në fëmijëri në aktivitete të ndryshme nga ku është vlerësuar edhe me çmime në festivale lokale në Shkodër. Aktiv ne Live ne qytete te ndryshem ne Shqiperi ku luhet muzika rock & alternative.

Fitues i çmimit të 2-të në Festivalin “Pranvera Fest”.

Pjesëmarrës në spektaklin “Gjeniu i Vogël 7” ne vitin 2016.

Në vitin 2021, merr pjesë në konkursin “Këngë moj” ku fiton çmimin e dytë.

Në Mars 2021, Eldis Arrnjeti merr pjesë në Kënga Magjike 2021 me këngën "Akoma Jo", për herë të parë në kategorinë New Artist.

Me 27 tetor 2021 merr pjese ne Tributen "Gent Demaliaj dhe Djemte e Detit" ne Amfiteatrin e Tiranes.

Në Dhjetor 2021, Eldis Arrnjeti merr pjesë në Festivali I 60-Të Në Rtsh me këngën "Refuzoj", ku fitoi çmimi e tretë.

Më datë 31 Maj 2022, Eldis Arrnjeti publikon videoklipin "Ftohtë". Kënga është kompozim i Bujar Dacit, teksti u shkrua nga vetë Eldis Arrnjeti, teksa për arranzhimin u kujdes Sajmir Çili. Produksioni audio u realizua nga Sajmir Çili.Klipi u punua nga Majson Kavaja Production.

Në Shtator 2022, Eldis Arrnjeti merr pjesë në Kënga Magjike 2022 me këngën "Lutem", kompozim i Bujar Dacit dhe arranzhimi i Sajmir Cilit.Teksti u punua nga vete Eldis Arrnjeti.

Në Nëntor 2022, Eldis Arrnjeti & Xhuli Pjetraj marrin pjesë në Festivalin “Luleborë”, Shkodër, me këngën “Nuk ban za“, me muzike te Enis Mullaj dhe tekst te Eriona Rushiti, ku fitojnë cmimin e tretë.

Më datë 9 Mars 2023, Eldis Arrnjeti publikon videoklipin "Kthehu". Teksti i këngës u përgatit nga vetë Eldis Arrnjeti, teksa për arranzhimin u kujdes Genti Lako.Kompozoi Bujar Daci.

Më datë 24 Korrik 2023, Eldis Arrnjeti publikon videoklipin "Ma Ke Bo Mirë". Teksti i këngës u përgatit nga vetë Eldis Arrnjeti, teksa për arranzhimin u kujdes Sergio Hajdini.

Në Dhjetor 2023, Eldis Arrnjeti merr pjesë në Festivali I 62-Të Në Rtsh me këngën "Një Kujtim".

Më datë 20 Mars 2024, Eldisi publikon videoklipin "Okay". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga vetë Eldis Arrnjeti, teksa për arranzhimin u kujdes Apollo. Produksioni audio u realizua nga Apollo.