Biografia
Gjatë viteve të fundit është angazhuar kryesisht me projekte kulturore në Shqipëri dhe Greqi. Është në vitin e fundit të specializimit për Studime Teatri, në Universitetin e Hapur të Qipros. Aktualisht jeton në Bruksel.
Autore e një sërë artikujsh kulturorë, tregimesh të shkurtra, esesh, Eleana Zhako është edhe përkthyese e autorëve të ndryshëm, shqiptarë e grekë.
Përkthime nga shqipja në greqisht: Ndërhyrjet e Z. Shyti nga Ardian Vehbiu; Fluturimi mbi Teatrin Kombëtar të Kosovës nga Jeton Neziraj; Virgjëresha e Betuar nga Elvira Dones, Festivali Kulturor i Athinës.
Nga greqishtja në shqip ka përkthyer veprën “Vdes siç vdes një vend” të Dimitris Dimitriadis, Zenit (2015), që u vu në skenën e Teatrit Kombëtar, Tiranë, në shtator 2017. Ajo shkruan edhe poezi.