TEKSTESHQIP
Biografia
Elvis Skeraj, i njohur artistikisht si Eli, është reper dhe këngëtar nga Prishtina, i fokusuar në muzikën hip-hop/rap urban. Interesimi i tij për muzikën nisi herët ne vitin 2006 duke u formësuar fillimisht përmes punës në grupin In Record Barbarous, ku hodhi bazat e stilit dhe identitetit artistik.
Pas një periudhe pauze të gjatë ne vitin 2021 Eli u rikthye aktivisht në skenën muzikore me projekte solo, duke ndërtuar gradualisht një profil të qëndrueshëm në hip-hopin shqiptar. Rikthimi u shënua nga këngë me tematika urbane, realiste dhe personale, të shoqëruara me videoklipe profesionale dhe produksion modern.
Gjatë karrierës së tij, Eli ka publikuar disa projekte të njohura, ndër to “Rrugët e Territ”, “Hileqare”, “N’zonën Tem”, “Dinero”, “Tjetër Nivel” dhe Gringo të cilat kanë ndihmuar në rritjen e pranisë së tij në platformat digjitale dhe rrjetet sociale.
Ai ka bashkëpunuar me artistë dhe producentë të njohur të skenës, duke përfshirë producentë si Don Arbas, Andin Randobrava, Mad Lion duke ruajtur një stil të dallueshëm që kombinon tekstet e drejtpërdrejta me ritme bashkëkohore.
Eli njihet për faktin se shkruan vetë tekstet e këngëve të tij, duke reflektuar realitetin urban, ambicien personale dhe përvojat jetësore. Me projekte të vazhdueshme dhe fokus në zhvillimin artistik, ai mbetet një emër aktiv dhe në rritje në skenën hip-hop shqiptare.
Aktualisht eshte ne menagjim te Don Arbas producent i shumë hiteve ne Estraden Shqiptare.
KOHËSHTRIRJA
▸ {{ evt.subtypes.replace(/\|/g,'  ▸ ') }}
{{ evt.descrip }}
📆  {{ evt.fancy_date }}