Më mbaj mend (për 1 muaj)

Eli Fara - Ere Trendeline Lyrics

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  4

Erdh lulet shtatmbrapa,
Vetullat kurorë.
Po c'faj të pati djali moj
Që s'i flet me gojë?!
Kur t'a pashë ballin,
Të pashë stolinë,
Më dogje në zemër moj
Erë trëndelinë.

Refreni×2:
Do të dal e do t'i flas
Do t'i flas e do t'i gjesh,
Edhe rrugën do t'ia pres eeeee.
Do më vish a do më vish
Do më vish a të vi vetë
Trëndafil me dyzet fletë eeeee.

Qoshet e shamisë,
Lulet e dynjasë,
Po c'ka çupa me mua moj
Që s'do të më flasë?!
Dorën si argjendi,
Me gishtat e hollë.
Po c'faj të pati djali moj
Që s'i flet me gojë

Refreni×2:
Do të dal e do t'i flas
Do t'i flas e do t'i gjesh,
Edhe rrugën do t'ia pres eeeee.
Do më vish a do më vish
Do më vish a të vi vetë
Trëndafil me dyzet fletë eeeee.

Kur të thirrja brenda,
Ajo dilte jashtë.
Po c'ka çupa me mua moj
Që s'do të më flasë?!
Buzën në të kuqe
Çupës seç i'a dhashë.
Si t'ia bëj inatit moj
E do të më flasë?!

Refreni×2:
Do të dal e do t'i flas
Do t'i flas e do t'i gjesh,
Edhe rrugën do t'ia pres eeeee.
Do më vish a do më vish
Do më vish a të vi vetë
Trëndafil me dyzet fletë eeeee.


Ky tekst u dërgua nga Sara



Eli Fara
Publikimi: 01/12/1992


Eli Fara - Ere Trendeline
Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.

KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:

Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.

VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?

Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Ere Trendeline".
3. Video është e këngës "Ere Trendeline", por nuk këndohet nga Eli Fara.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.


Më Shumë Këngë Nga Eli Fara:


Komente 0